Tifozët e Man. United pushtojnë fushën e “Old Trafford”, anulohet ndeshja me Reds

Tifozët e Man. United pushtojnë fushën e “Old Trafford”, anulohet ndeshja me Reds

May 3, 2021 0

Tifozët e Man. Unitef pushtojnë fushën e Old Trafford. Në 17:30 duhej të niste përballja Man. United-Liverpool. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për fatin e “The Reds” në kupat e Europës. Por një protestë aspak e qetë shpërtheu duke penguar këtë takim.

Fillimisht ishin mbi 200 tifozë që u futën dhunshëm në fushën e “Old Trafford”. Kjo detyroi shtyrjen e fillimit të ndeshjes teksa qëndruan aty disa minuta duke kënduar dhe kërkuar largimin e familjes Glazer. Këta të fundit zotërojnë klubin dhe ishin një prej organizatorëve të krijimit të SuperLigës. Një fakt të tlëë tifozët nuk ia falin ndaj dhe protestojnë për largimin e tij.

Situata pati disa tensione ku policia ndërhyri për t’i larguar nga fusha dhe më pas nga perimetri i “Old Trafford”. Por edhe pse skuadrat u bënë gati për të zbritur në fushë me vonesë, presioni ishte i madh. Për të mos cuar në agravim të situatës, takimi u shty perfundimisht.

revista.one

p