(Video) Bora mbulon Shqipërinë, ja rrugët e rrezikshme

(Video) Bora mbulon Shqipërinë, ja rrugët e rrezikshme

November 30, 2021 0

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në orët pas mesnatës. Bora me intemsitet të lartë ka arritur trashësinë 15 cm në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella, në lartësi mbi 800 metra trashësia shk8n deri në 35-40 cm. Situata rrugore është më problematike në rrugët e brendëshme të qytetit të Peshkopisë, ku rrugët nuk janë pastruar, dhe lëvizin me vështirësi vetëm mjete të larta(foristrada). Në rrugë nuk ka dalë asnjë mjet borëpastrues. 

Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë

Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi i vështirë deri në Zall Reç më tej drejt Ujmishtit e bllokuar.

Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës fshatrat e Sllovës, Reçit, Luznisë janë pa komunikim me qytetin.

Në rrethin e Bulqizës reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët, dhe trashësia në qytetin e Bulqizës shkon në 5 cm. Nuk ka probleme në rrugët e qytetit. Akset Qafa e Buallit – Krastë dhe Ura e Çerenecit -Librazhd kanë kaluar mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet normal deri tani. 

Aksi kombëtar Peshkopi – Tiranë janë në punë 5 mjete borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme.

Rruga e Kombit

Rreshje të dendura dëbore kanë qënë prezente në pjesën më të madhe të vëndit, dje dhe sot, përfshirë dhe segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.

Aktualisht Rruga është në asfalt e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.

Për ditët në vijim të periudhës dimërore, AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në “Rrugën e Kombit”:

– Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar

– Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet e përcjella në to!

– Të lëvizin me goma dimërore dhe prezencë zinxhirësh në makinë

– Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi 24 ore në nr jeshil 08000400.

revista.one/