Tritoli në makinën biznesmenit, “Sateliti” kap autorët, mes tyre i forti i ‘Myslim Shyrit’

Tritoli në makinën biznesmenit, “Sateliti” kap autorët, mes tyre i forti i ‘Myslim Shyrit’

February 24, 2021 0

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamëz në 9 shkurt, ku iu vu tritol në makinë biznesmenit Gjon Mema, i cili mbetur i lënduar në këmbë.

Në pranga kanë rënë 3 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Ata janë Gjergj Cukali 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit”, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’ dhe Enver J, 33 vjeç, dhe Edmond J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Sasia e eksplozivit, ishte vendosur në anën e sediljes së shoferit. Mema është një person me rekorde kriminale, i dënuar këtu për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja  e ndodhur në Kamzë me ksploziv ku për pasojë mbeti i gjymtuar një shtetas.

Finalizohet me sukses  OPERACIONI  POLICOR    “SATELITI”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Polciisë Tiranë në bashkëpunim me Fporcën Operacionale të Drejtorisë së përgjithshme të Polcisië së Shtetit nën drejtimine  Prokurorisë së Rrethit Gjyqeësor Tiranë. Kapen dhe vihen në pranga tre shtetas si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Pas një pune policore dhe proceduriale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të FDrejtorisë Vnedore të Polcisië Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë   është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj.M,, i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në provat ligjore të  sigururara nga puna hetimore dhe  veprimeve të shpejta hetimore proçeduriale  si dhe  informacioneve të siguruara në rrugë operative të siguruara në lidhje me këtë ngjarje,   nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori Forcës Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses   OPERACIONI  POLICOR  “SATELITI”.

Në përfundim të veprimeve të para  nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:

Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë..

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Materialet në ngarkim të shtetasve Gj.C,  E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë,  për veprat penale të ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim,  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”,  “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /revista.one/