Muçi nis stërvitjen me Legian, gol që në ndeshjen e parë

Muçi nis stërvitjen me Legian, gol që në ndeshjen e parë

February 26, 2021 0

Sulmuesi 19-vjeçar u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Gornik në kampionat.

Kampionët polakë zhvilluan ditën e djeshme një ndeshje stërvitore mes lojtarëve të ekipit të parë që pritet të jenë titullar dhe atyre që janë rezervë, në pasditen e djeshme.

Ernest Muçi realizoi golin e parë në minutën e 48 dhe do të godiste traversën në minutën e fundit, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 në favor të ekipit të parë kundër futbollistëve të piketuar si rezerva.

“Në këtë ndeshje do të shiheshin me vëmendje afrimet e reja si Yaxhiboyev, Rusyn dhe Muçi. Nga këta tre futbollistë të rinjtë ishte padyshim Muci më i miri. Liri e madhe me topin në këmbë, pasqyrë e mirë e fushës dhe lëviz lehtë. Mund ta shihni fare lehtë se është futbollist i nivelit të lartë”, shkruan në faqen e vet klubi Legia. /revista.one/