U aksidentua bashkë me Mozzik, Getinjo publikon pamjet e veturës së dëmtuar

U aksidentua bashkë me Mozzik, Getinjo publikon pamjet e veturës së dëmtuar

June 20, 2023 0

Getinjo ka publikuar pamjet e veturës së aksidentuar. Ai postoi foton në Instagram ku shihet vetura e tipit Mercedes Brabus e dëmtuar nga prapa. Mediat e Kosovës raportuan dje se ai dhe vëllai i tij Mozziku pësuan aksident por fatmirësisht pa lëndime.

Më poshtë mund ta shihni foton:

Siç u tha, aksidenti ndodhi në Ferizaj dhe pati vetëm dëmtime materiale.

Reperët shqiptarë duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore.

Së fundmi Getoar Aliu (emri i vërtetë) ka konfirmuar raportimet duke publikuar pamje të makinës së aksidentuar. “Për mësysh”, ka shkruar ai.

revista.one/