U akuzua se u jepte drogë djemve të “Për’puthen”, Kristiani mbledh shokët dhe…

U akuzua se u jepte drogë djemve të “Për’puthen”, Kristiani mbledh shokët dhe…

March 24, 2021 0

Disa prej djemve të “Për’puthen”, që kanë pasur përplasje me opinionistin Arjan Konomi, janë mbledhur në një kafene me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur një kunjë për të. Ka qenë Atdheu ai që ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet Arsimi, që është larguar së fundmi, Eri, Erlindi dhe Kristiani.

Burrëria nuk matet me fjalë!”, ka shkruar Atdheu përkrah fotos dhe të gjithë e përkthyen menjëherë si një kunjë për Arjanin.

Dje, Arjani pati një përballje të fortë me Kristianin. Opinionisti e akuzoi këtë të fundit se ju ka dhënë konkurrentëve të “Për’puthen” drogë që i ka shpërfytyruar. Nga ana tjetër, Kristiani tha se ai nuk ju ka dhënë drogë, por çaj matcha, që përdoret për rritjen e performancës.

Debati

Kristiani: Është çaj që nuk shitet dhe unë e përdor për rritje të performancës. Jam i vetmi që e kam si çaj. E ka përdor dhe Erlindi, ia ka ndjerë efektin. E ka përdorur dhe Antonela. Është caj matcha që nuk të rrit adrenalinën, as pulsin.

Arjani: Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”.

Kristiani: Nuk ke fytyrë dhe të marrësh avantazh nga situata. Erlindi e ka përdorur dy herë. Nëse ke përdorur skript prap, të kryqëzoj me logjikë. Nëse do, ta tregoj pozicionin me takim 4 minutësh. Ti je opinionist, opinioni nuk ka vlerë për të vërtetën. Nëse do të sulmosh sharlatanët dhe mashtruesit, sulmoji ata se nuk ka sulmuar askënd dhe të kanë shkruajtur disa persona që unë i kam ndihmuar.

Arjani: Ajo që thua është çaj, nuk është çaj, por jep drogë. Të jep halucinacione. Ti je për tu arrestuar me këto që bën.

Kristiani: Manipulator, o zotëri është çaj matcha, mos hamendëso.

Arjani: Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike.

/revista.one/