U ndanë? Stresi flet për kujtimet me Kejsin

U ndanë? Stresi flet për kujtimet me Kejsin

April 12, 2021 0

Telenovela e këngëtarit Stresi me bukuroshen Kejsi vazhdon të intrigojë fansat. Dikush e ka pyetur Stresin për këtë çështje në Instagram. “A je ndarë me Kejsin?”

Këngëtar i ka kthyer një përgjigje gati filozofike, që lë të kuptohet se me Kejsin ka kujtime të bukura, por janë ndarë.

“Njerëzit ndahen në një moment të caktuar të jetës deri para vdekjes, ama kujtimet mbesin”, ka shkruar Stresi.

Pavarësisht se shumicën e kohësh ishin larg dhe s’mund t’i sqaronin përballë keqkuptimet, ata e gjenin gjuhën e përbashkët për t’u pajtuar.

Kejsi ka deklaruar prej kohësh që nuk ka ndërmend të kthehet ndonjëherë në Shqipëri. Kjo pasi preferon Kanadanë për veten dhe familjen e saj.

Nga ana tjetër, edhe Stresi nuk mund ta sakrifikojë karrirën e tij, e cila është e lidhur me Shqipërinë. Kohët fundit, Stresi ndodhej në Angli ku realizoi një bashkëpunim muzikor. /revista.one/