U përfolën kohë më parë për një lidhje, Beatrix i bën dedikimin Eugent Bushpepajt: Ky burrë…

U përfolën kohë më parë për një lidhje, Beatrix i bën dedikimin Eugent Bushpepajt: Ky burrë…

July 2, 2022 0

Në një postim në Instastory, Beatrix Ramosaj shkruan se Eugent Bushpepa e ka frymëzuar gjithmonë në profesionin e saj, duke i uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen për këtë legjend të cilin unë e quaj idhullin tim! Ky burrë më ka bërë mua të dua të performoj dhe punoj më shumë dhe kam qenë gjithmonë shumë e frymëzuar nga muzika e tij, performimet live dhe zërin e tij të bukur. Të shikoj shumë lart, jo vetëm si një muzikant ose artist, por edhe si person gjithashtu. Të dua shkokee.  Nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm.”- thuhet në postimin e plotë të Beatrix.

Dy këngëtarët janë përfolur për një romancë kohë më parë, kur Beatrix Ramosaj publikoi një projekt të ri muzikor për të cilin bashkëpunoi me Eugent Bushpepën. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishin skenat hot që Beatrix kishte realizuar me këngëtarin me të cilin i bashkoi forcat për atë projekt.

Por vetë këngëtari dha një intervistë disa muaj pas thashethemeve ku konfirmoi se ishte në një lidhje por jo me Beatrix Ramosajn.