“Unë e di që jam idiot”, kujt i dedikohet kënga e re e Donaldit, Borës? (VIDEO)

“Unë e di që jam idiot”, kujt i dedikohet kënga e re e Donaldit, Borës? (VIDEO)

March 18, 2022 0

Donald Veshaj ka publikuar sot në Instagram një pjesë nga kënga e tij, e cila do të publikohet nesër.

Ky postim ka shtuar kuriozitetin e ndjekësve të cilët nuk kanë nguruar të komentonin.

Ajo qe vihet re janë komentet e shumta të cilat urojnë që kjo këngë të jetë një dedikim për Bora Zemanin.

Ky është një ndër postimet e Donaldit të cilat trazojnë mendimet e ndjekësve.

Historia e dashurisë së Donald Veshaj me Bora Zemanin ka qenë kryefjala mediatike për shumë kohë, derisa aktori krijoi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP, e cila mori fund shumë shpejt.

Pavarësisht situatave të krijuara ndjekësit duan sërish t’i shohin bashkë dyshen Donald-Bora.

“Unë jam idiot…”, kjo frazë është njëjta që Donaldi ia kishte thënë këngëtares Semi Japuaj, gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP.

Në atë kohë, Veshaj kishte bërë të ditur se frazën në fjalë kishte pasur ndërmend ta përdorte në këngën “TL” dedikuar ish-të dashurës së tij Bora Zemani (mike e ngushtë me Semin), por që e kishte shtyrë për një projekt tjetër muzikor. revista.one/