(VIDEO) Donaldi publikon këngën “Nuk je”, ja detaji i klipit që po çmend fansat e Borës

(VIDEO) Donaldi publikon këngën “Nuk je”, ja detaji i klipit që po çmend fansat e Borës

March 19, 2022 0

Aktori Donald Veshaj ka publikuar të shtunën projektin e tij më të ri muzikor “Nuk je”.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte fraza që aktori ka kënduar:

“Unë e di që jam idiot ama jam idioti jot!”

Kaq ka mjaftuar që njerëzit të mendojnë se kënga i dedikohet ish të dashurës së tij, Bora Zemanit dhe mesa duket ndjekësit nuk e kanë pasur gabim.

Një tjetër shenjë që na vërteton se Donaldi ia ka dedikuar këtë këngë Borës është edhe numri 5, e cila shfaqet gjatë klipit të tij.

Kujtojmë që në datën 5 Donaldi dhe Bora janë lidhur për herë të parë. Këtë e ka thënë vetë Donaldi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ku i bëri dhe Borës dhuratë varësen e tij.

Të gjitha sinjalet që ai ka dhënë në tekst dhe numri 5 që shfaqet shumë pak, tregojnë që kënga i dedikohet Borës.

Mesa duket kjo është edhe një mënyrë që ka zgjedhur Donaldi për ti kërkuar të falur Borës. revista.one/