Vali i bën dedikim romantik Adelina Ismailit, kishin 13 vjetorin e njohjes
June 30, 2021Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi, festojnë sot (e mërkurë) festojnë 13 vjetorin e njohjes së tyre.
Me këtë rast, bashkëshorti i këngëtares së famshme, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të çiftit, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim romantik asaj.
“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ai njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi në mbishkrimin e fotografisë.
Nga kjo dashuri e çiftit, fryt i lidhjes është djali i tyre, Uliks, i cili tashmë është katër vjeçar.
Adelina viteve të fundit, përveç muzikës, ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në televizion, duke moderuar një emision të quajtur “Tete a Tete”.