“Valle”, Ronela Hajati sjell këngën ku shfaqet nuse me fustan të zi, ja fotot e prapaskenave

“Valle”, Ronela Hajati sjell këngën ku shfaqet nuse me fustan të zi, ja fotot e prapaskenave

July 19, 2022 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka përfunduar përgatitjet për një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Në një skenë të shkëputur nga xhirimet e klipit, Hajati shfaqet në formë të mrekullueshme në një fustan rrjetë të zi.

“Nesër në 23:59 Valle. Kjo është një nga videot që unë u argëtova shumë derisa ishim në xhirime”, shkruan ajo.

“Valle do të ju shoqërojë gjithë vitin dhe është kënga ideale për të dëgjuar kur ktheni gotën e dytë”, vazhdon më tej artistja.

Kjo vjen pas “Papi Chulo”, të cilën e solli rreth një muaj më parë në bashkëpunim me MatoLale.

Kënga e dyshes deri më tani ka kaluar shifrën e mbi gjashtë milionë klikimeve në YouTube. 

revista.one/