Videoklipi zbulon raportin e vërtetë mes Shqipes dhe Blerandos

Videoklipi zbulon raportin e vërtetë mes Shqipes dhe Blerandos

January 13, 2024 0

Ata të dy shumë herë janë diskutuar nëse kanë ndjenja për njëri-tjetrin, edhe pse ata asnjëherë nuk e kanë pranuar.

Në një videoklip që u shfaq gjatë spektaklit përveç raportit të tyre, shfaq edhe reagimet dhe komentet që banorët kanë rreth çiftit.

Në një pjesë është Buci që i drejtohet Blerandos duke i thënë: “Ke thënë ke pëlqim për Shqipes, ke luajtur dhe aktruar.”

Ndërsa Blerando thotë “Po”, duke u pajtuar me atë që tha Buci, dhe duke lënë të kuptohet që e tëra ishte pjesë e lojës së tij.

Ai gjithashtu në dhomën e rrëfimeve shprehet: “Nuk kam pëlqim për Shqipen, por thjesht, kemi lujtë.”

Një pjesë e madhe e banorëve mendojnë që Shqipja mund të ketë ndjenja për të, ndërsa disa të tjerë e cilësojnë si lojë të saj.

Raporti i Shqipes me Lindën

Disa ditë më parë Linda vendosi të bëjë një lojë, duke i bërë një “prank” Shqipes. Ajo u tha banorëve të tjerë se Shqipja i kishte thënë Lindës se ajo kishte pëlqim për të.

Pasi u transmetua ky videoklip, Linda dhe Shqipja përplasen gjatë spektaklit, pasi Shqipja tregon që Linda përgjatë prenkut që i bëri, ia ka përdorur edhe fenë. Shqipja shprehet shumë e shqetësuar duke thënë: “Gjëja që mu m’ka dhimtë më shumë është që në tre raste, Linda ma ka përdorur fenë.”

Ajo më tutje vazhdon: “Mu fenë nuk mund të ma përdorësh kurrë, sepse unë çohem e dal tani. Jam si jam, mos më fut gjëra të tjera në mes.”

Shqipja pastaj shprehet: “Kjo ka qenë njëra nga arsyet që unë e kam pasë me dyshime Big Brother-in.

“Unë këtë gjë nuk dua t’ma përdorë njeri, ose dal, çështjen e zemrën nuk dua t’ma përdorin, se dal tani.”

Linda Halimi lë përfundimisht shtëpinë e BBVK

Linda Halimi la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Të tjerët që i shpëtuan eliminimit dhe vazhduan garën janë: Shqipja, Buci, Adri dhe Iliriana.

revista.one/