(VIDEO) “50 Cent” bën simbolin e shqiponjës me duar gjatë koncertit të tij

(VIDEO) “50 Cent” bën simbolin e shqiponjës me duar gjatë koncertit të tij

June 30, 2022 0

“50 cent” po mban disa koncerte në disa vende të ndryshme të botës. Në një video të publikuar në TikTok reperi shihet në skenë duke performuar dhe në një moment bën simbolin e shqiponjës dykrenare teksa thotë diçka që nuk është e kuptueshme. Me gjasa ai ka parë ndonjë pjesëmarrës me flamurin shqiptar ose duke bërë shqiponjën.

Kjo nuk është hera e parë që reperi bën një gjest të tillë. Edhe para disa vitesh ai u fotografua duke bërë shqiponjën dykrenare me një person tjetër.

Emri i tij listohet ndër emrat më të famshëm të rep-it në botë. Ndonëse më jo shumë aktiv në muzikë, 50 Cent pa dyshim mbetet një nga artistët ndërkombëtarë më të famshëm dhe të dashur.

revista.one/