(VIDEO) Bora Zemani dhe Donald Veshaj bashkë në të njëjtën sfilatë mode

(VIDEO) Bora Zemani dhe Donald Veshaj bashkë në të njëjtën sfilatë mode

May 16, 2022 0

Bora Zemani njoftoi së fundmi në rrjetin e saj social Instagram se do të merrte pjesë mbrëmjen e sotme në sfilatën e Valdrin Sahitit në Kosovë. Moderatorja e njohur ka publikuar një video gjatë rrugës për në Kosovë duke i bërë tag dhe stilistit të njohur. Por krahas shumë personazheve të tjerë, në event është dhe Donald Veshaj.

Disajneri i njohur, Valdrin Sahiti po prezanton sonte koleksionin e tij më të ri. Tashmë ai ka arritur të veshë disa nga yjet më të mëdhenj botërorë, ndër to dhe Beyonce, duke vendosur emrin e vet në fushën e modës.

Tashmë shumë vipa shqiptarë kanë bërë parakalimin në event dhe kanë shkëlqyer me fustanet magjepsës.
Në festën e organizuar, fansat nuk mund të rrinë pa vënë re disa detaje ku aty janë të ftuar Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Sigurisht që ata presin të ketë një takim të mundshëm mes tyre e madje disa aludojnë se çifti kanë arritur bashkë në event.
Këto thashetheme nuk janë dhe aq pa baza pasi ishte jo më larg se para disa ditësh qe u raportua se Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka patur në Kosovë.
Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi dhe në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik.
Fansat shpresojnë shumë që natën e sotme të marrin ndonjë të dhënë më tepër mbi marrëdhënien e tyre.

Por përmendim faktin se Bora, kur reagoi publikisht disa javë më parë rreth spekulimeve se është rikthyer me aktorin e humorit, tha “për momentin nuk ka asgjë”. Kjo deklaratë la hapësirë se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit me aktorin e humorit. revista.one/