(VIDEO) Ribashkohen Donald Veshaj dhe Bora Zemani?    Qëndrojnë me njëri tjetrin në klubin e natës në Prishtinë

(VIDEO) Ribashkohen Donald Veshaj dhe Bora Zemani? Qëndrojnë me njëri tjetrin në klubin e natës në Prishtinë

May 17, 2022 0

Bora Zemani dhe Donald Veshaj e mohuan fillimisht një ribashkim të mundshëm, por tashmë duket që të dy kanë arritur t’i sqarojnë gjërat dhe mbrëmë (e hënë) janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Bora dhe Donaldi ishin në mesin e emrave të njohur që morën pjesë në sfilatën e organizuar nga kreatori Valdrin Sahiti në Prishtinë.

Pas eventit, të pranishmit vazhduan festën në një nga klubet e natës në kryeqytet, dhe syrit të kamerës nuk i ka ikur shoqërimin mes Borës dhe Donaldit të cilët qëndronin pranë së bashku të pa shqetësuar.

Video të shumta ku të dy shihen së bashku janë bërë virale në rrjetet sociale dhe fansat e tyre e kanë parë si një ribashkim.

Ndërkohë, Bora ishte një nga të pranishmet që morë vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq në pasarelën e Valdrin Sahitit e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë me shkëlqim.

Dyshja që ishin të përfolur edhe gjatë qëndrimit të aktorit në shtëpinë e Big Brother VIP i dhanë fund lidhjes kur ky i fundit u përfshi në një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Por, lidhja e tyre ishte jetëshkurtër dhe ata u ndan menjëherë pas përfundimit të BB VIP, ndërkohë që Donaldi ka vazhduar përpjekjet për ta rikthyer Borën, duke bërë dedikime për të e madje edhe duke i kushtuar këngë. revista.one/