(VIDEO) Dinosauri hyn në OKB: “Mos zgjidhni të zhdukeni!”
October 30, 2021Organizata e Kombeve të Bashkuar (OKB) ka realizuar së fundmi një fushatë të veçantë për të ngritur vetëdijesimin e njerëzve për sa i përket ndryshimeve klimatike.
Në këtë fushatë, një dinosaur shihet nëpër korridoret e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet klimatike.
Me zërin e aktorit, Jack Black, Dinozauri Frankie, i thotë asamblesë se është koha që “të ndaloni së bëri justifikime dhe të filloni me ndryshime”.
Filmi i shkurtër është pjesë e fushatës së re të Programit të Zhvillimit të OKB-së – “Mos zgjidhni zhdukjen” e lansuar përpara konferencës COP26 që do të mbahet në Glasgow, me qëllim që të nënvizojë ndikimin që subvencione e karburanteve kanë ndaj ndryshimeve klimatike.
“Të zhdukesh është një gjë e keqe”, është njëri prej mesazheve që përçon kampanja përmes dinosaurit. “Të paktën ne u goditëm nga një asteroid, cili është justifikimi i juaj?”.
“Ju jeni nisur drejt një fatkeqësie klimatike, dhe megjithatë çdo vit qeveritë shpenzojnë qindra miliarda fonde publike për subvencionet e karburanteve fosile”, thuhet në fushatën e realizuar nga OKB. revista.one/