(VIDEO) Dua Lipa, vallëzime dhe përkëdhelje me aktorin e njohur, në klubin e natës në Madrid

(VIDEO) Dua Lipa, vallëzime dhe përkëdhelje me aktorin e njohur, në klubin e natës në Madrid

June 4, 2022 0

Këngëtarja Dua Lipa dha një koncert fantastik mbrëmjen e djeshme në Madrid që i përket turneut të saj “Future Nostalgia” dhe për disa orë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, ajo që askush nuk e priste, është se pas koncertit u pa duke u larguar nga vendi e shoqëruar nga aktori spanjoll Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix, “Elite”.

Së bashku vazhduan festën në një klub nate në Madrid, ndërsa u panë duke vallëzuar e përkëdhelur me njëri-tjetrin. Pavarësisht se Dua Lipa është një yll shumë i njohur në muzikë, e vërteta është se Aron Piper ngre më shumë pasion brenda industrisë muzikore amerikane. Për më tepër, në tetorin e vitit të kaluar, ai ka qenë i komentuar për një romancë dashurie me Miley Cyrus. Kjo pasi shkëmbeu disa mesazhe në rrjete sociale e madje ia dedikoi edhe një bluzë ku shkruante: “Të dua Miley Cyrus”.

Një dekadë më parë, do të ishte e paimagjinueshme të shihje një aktor të ri spanjoll të takohej ose të bashkëvepronte me dy prej artistëve më të famshme në planet. Sot, Netflix e ka bërë këtë të mundur.

Dyshime janë hedhur që ylli i popit mund të jetë në një lidhje të mundshme me yllin e serialit “Elite”. Këto dyshime vinë pas disa videosh të bëra virale në Twitter, ku shihet dyshja shumë të afërt me njëri tjetrin.

Sidoqoftë, do mbetet të shihet në vijim se si qëndron e vërteta mes tyre.

Ju kujtojmë që më herët gjatë qëndrimi në Itali, Lipa është parë shumë e afërt edhe me drejtorin e markës “Valentino”, i cili po e shoqëronte artisten gjatë pushimeve para koncertit që zhvilloi atje. Yigit Turhan dhe Dua Lipa u fotografuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit pranë pishinës së hotelit ku po qëndronte ylli i “Levitating”. Dua Lipa i dha fund lidhjes së saj me Anwar Hadid në fund të vitit që lamë pas. revista.one/