(VIDEO) “E frikshme, por e bukur”, Donaldi dhe Beatrix flasin për lidhjen dhe puthen

(VIDEO) “E frikshme, por e bukur”, Donaldi dhe Beatrix flasin për lidhjen dhe puthen

December 1, 2021 0

Donaldi dhe Beatrix e kanë pranuar hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë të qëndrojnë afër  duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Pas spektaklit të së martës ata kanë qëndruar bashkë dhe tashmë nuk ka më dyshime për ndjenjat e tyre. Beatrix ka thënë se kishte shumë frikë të fliste dhe zgjodhi të mos thonte asgjë.

“Kisha shumë frikë të flisja, nuk e ke idenë. Se thoja me veten, o Zot i Madh, më mirë mos thuaj gjë. Shumë frikë, s’e ke idenë”, i tha ajo Donaldit.

Ndërkohë që ajo e quante gjithë këtë që po ndodh të frikshme, Donaldi ka thënë se është në fakt e bukur.

“Kur them e frikshme… po aq e frikshme, po aq e bukur”, u përgjigj Beatrix.

Më herët Donaldi i tha këngëtares se është i lumtur që e ka takuar, ndërsa ata nuk janë ndarë gjithë mbrëmjen.

Ky afrimitet i tyre nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit, që prisnin ta shihnin atë me Bora Zemanin pas daljes nga Big Brother Vip. Por gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe Donaldi po shfaqet shumë i dhënë pas Beatrixës.

Ndërkohë, Donaldit iu bë një surprizë dje në shtëpinë e Big brother Vip, ku ai u takua me prindërit. Ata i thanë të dëgjojë zemrën dhe duket se Donaldi këtë gjë po bën. revista.one/