Adriana Matoshi hyn në operacion, mesazhi i veçantë i Keith

Adriana Matoshi hyn në operacion, mesazhi i veçantë i Keith

December 1, 2021 0

Aktorja Adriana Matoshi sot është përgatitur për një sfidë jetësore.

Siç ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ajo do t’i nënshtrohet sot operacionit pas rishfaqjes së masës tumoriale në tru, nëntë vite pasi e fitoi këtë betejë në kushte edhe më të vështira, duke qenë shtatzënë.

Teksa orët janë shumë të gjata këtë të mërkurë, një reagim ka ardhur nga partneri, Keith Groeneveld.

Ai ripostoi një postim të emisionit Prive ku shkruhej : “Adriana Matoshi hyn sot në operacion dhe ne urojmë që gjithçka të shkojë mirë”. Ndërsa më poshtë ai shtoi “Zoti është me ty loqka jem. Shihemi së shpejti”.

Shërim të shpejtë, Adriana Matoshit!

revista.one/