Video e kërcimit/ Bora Zemani ‘djeg’ skenën e “Dancing With The Stars”

Video e kërcimit/ Bora Zemani ‘djeg’ skenën e “Dancing With The Stars”

October 8, 2022 0

Nisja e “Dancing With the Stars” është bërë në mënyrë të veçantë, me paraqitje të mrekullueshme të drejtueses së këtij programi, Bora Zemani.

Ajo ka shkëlqyer në arenën e kërcimit së bashku me balerinët profesionistë të këtij spektakli. Të pranishëm në këtë janë një sërë personazhesh të njohur si: Sara Hoxha, Elhaida Dani, Isli Islami, Salsano Rrapi, Elona Duro, Julka Gramo etj.

Sa i përket jurisë, kryetar jurie është balerini i njohur Kledi Kadiu, shoqëruar nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari dhe Armand Peza.

Veshja e saj vezulluese mori vëmendje të madhe ashtu sikurse dhe koreografia që ishte përgatitur.

Moderatorja arriti që të kërcejë mjaft mirë, duke patur parasysh edhe faktin që ajo është marrë me balet shumë vite më parë.

revista.one/