(VIDEO) E kritikuan për ndërhyrjen e radhës në buzë, Dafina Zeqiri: Cila nuk përdor botoks, të vij tek unë…

(VIDEO) E kritikuan për ndërhyrjen e radhës në buzë, Dafina Zeqiri: Cila nuk përdor botoks, të vij tek unë…

June 28, 2022 0

Disa ditë më parë, këngëtarja Dafuna Zeqiri publikoi një fotografi në rrjete sociale ku u shfaq tërësisht pa grim.

Ndërsa mori komplimente të shumta, pati edhe disa prej tyre që ‘shpërthyen’ me ofendime, duke ia bërë me dije ndërhyrjen e radhës që bëri në buzë.

Siç duket këto komente i kanë bërë përshtypje edhe Dafinës, e cila gjatë ditës së sotme (e martë) ka reaguar me anë të një videoje në Instagram.

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo mbushës, ejani të flisni me mua”, tha ajo.

“Fytyra ime. Filtri im. Jeta ime. Shikoni tuajën. Faleminderit”, ka shkruar Dafina tutje krahas videos. Këngëtarja i është nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike.

revista.one/