“Tequila”, Tayna publikon një fragment nga klipi i duetit me Azet

“Tequila”, Tayna publikon një fragment nga klipi i duetit me Azet

June 29, 2022 0

Tayna dhe Azet ka kohë që e kanë paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta sjellin me videoklip.

Dy yjet e hip-hopit i kanë bashkuar forcat për të sjellë bashkëpunimin e titulluar “Tequila”.

Në bazë të njoftimeve të mëparshme, projekti i ri do të publikohet më 30 qershor (ditën e premte).

Gjatë të martës, në profilin e Doruntina Shalës në Instagram është publikuar një fragment i videos së ardhshme muzikore.

Të dy artistët numërojnë një sërë hitesh pas vetes, ashtu që edhe dueti i ri pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së tyre. 

revista.one/