(VIDEO) Festë me pica fluturuese në anijen kozmike

(VIDEO) Festë me pica fluturuese në anijen kozmike

September 7, 2021 0

A keni dëgjuar ndonjëherë për një “festë lundruese me pica”?

Një grup astronautësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) dolën me një plan të veçantë për të bërë një festë picash, që ka magjepsur përdoruesit e medieve sociale.

Astronauti francez Thomas Pesquet kohët e fundit ndau një video të kolegëve astronautë, duke shijuar pica në anijen kozmike.

Pesquet vendosi mbishkrimin në video “natë picash lundruese me miqtë”, duke thënë se pothuajse dukej si një e shtunë në Tokë. Duke shtuar se një kuzhinier i mirë nuk i zbulon kurrë sekretet e tij, Pesquet tha se ai e bëri videon në mënyrë që shikuesit ta gjykojnë më së miri.

revista.one/