“Me miqtë”, Luana Vjollca foto me bikini në Mykonos

“Me miqtë”, Luana Vjollca foto me bikini në Mykonos

September 6, 2021 0

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, ka gjetur kohë për të shijuar disa ditë pushim, ndërsa si destinacion ka zgjedhur ishullin grek, Mykonos.

Në një fotografi nga atje, që ka postuar moderatorja së fundmi, shihet e veshur vetëm në bikini, kombinuar me një palë syze dielli dhe afër mbante çantën nga koleksioni i saj veror.

“Unë dhe miqtë e mi”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazhit, në të cilin dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

Nuk munguan as komplimentet nga ana e fansave dhe shoqërisë, për paraqitjen e saj joshëse. Në sy padyshim binin linjat e saj dhe këmbët e gjata, për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 30-të, ku edhe mori urime e dhurata të shumta, të cilat nuk hezitoi që t’i postojë në Instagram.

revista.one/