(VIDEO) Forcat Speciale prangosin në Fier Nuredin Dumanin, armikun kryesor të Talo Çelës

(VIDEO) Forcat Speciale prangosin në Fier Nuredin Dumanin, armikun kryesor të Talo Çelës

March 29, 2022 0

Nuredin Dumani, i kërkuar nga Policia dhe drejtësia shqipatre si autor i dyshuar i disa ngjarjeve kriminale, është arrestuar këtë mbrëmje nga Forcat Speciale. Ai ka lidhje me atentatin e ndodhur në kryqëzimin e Peqinit disa orë më parë, ku dyshohet se është plagosur Talo Çela.

Dumani dhe Çela janë armiq me njëri-tjetrin dhe disa nga ngjarjet kriminale të viteve të fundit, kanë ndodhur si pasojë e armiqësive mes dy këtyre personave të shumëkërkuar. Larja e hesapeve mes tyre ka sjell dhe atentatin e sotëm në Elbasan-Peqin, ku një mjet luksoz BMW X5 u bë “shosh” nga plumbat.

Burime të sigurta për newsbomb.al konfirmuan se operacioni”blic” në Fier kishte lidhje me atentati e ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan. Konfirmojmë se aksioni i Forcave Speciale ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, aty ku Dumani fshihej i plagosur.

Si shihet dhe nga pamjet, makina e furgona të shumtë policie ndodhen në qytetin e Fierit. Më herët, kemi bërë me dije se Policia e Elbasanit ka dyshime të forta se në BMW X5 që ra pre e atentatit në kryqëzimin e Peqinit, ndodhej i shumëkërkuari Talo Çela. RENEA ka marrë në këmbë kodrat e zonës, pasi shoferi dhe personat e tjerë e braktisën mjetin dhe u larguan po në këmbë.

Në kryqëzimin e Peqinit janë bërë disa atentat të ngjashme dhe në bazë të provave paraprake, Policia ka krijuar dyshime se në makinën e zezë ndodhej personi që ata kërkojnë prej vitesh, Talo Çela. Brenda mjetit luksoz është gjetur një bidon 5 litra me benzinë dhe një kallashnikov.

Pavarësisht se në pranga ka rënë një, Forcat Speciale vazhdojnë operacionin në Fier, shkruan newsbomb.al. Efektivët e Repartit RENEA janë parë të zbresin nga mjetet e tyre të armatosur gjer në dhëmbë dhe me snajper.

Drejtues të lartë të Policisë së Elbasanit kanë marrë vetë pjesë në operacionin e zhvilluar në Fier. Nuredin Dumani dyshohet se është personi që ka qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej Talo Çela. Burimet konfirmojnë se dhe nga mjeti ku ndodhej i shumëkërkuari tjetër Talo Çela, është hapur zjarr dhe për pasojë është plagosur Nuredin Dumani.