Nuk iu dorëzua luftanijes ruse, i jepet medalja e trimërisë burrit që u bë simbol i rezistencës

Nuk iu dorëzua luftanijes ruse, i jepet medalja e trimërisë burrit që u bë simbol i rezistencës

March 29, 2022 0

Ishte shtirur si roje bregdetare dhe kishte sharë ekuipazhin e luftanijes ruse, i jepet medalja e trimërisë burrit që u bë simbol i rezistencës

Burri që shau ekuipazhin e luftanijes ruse – është nderuar me medalje në Ukrainë, pasi është liruar nga ushtria ruse.

Ai është liruar pasi ishte zënë rob, dhe për disa javë nuk i është lejuar të rikthehet te familja e tij në Cherkasy në pjesën qendrore të Ukrainës.

Roman Hrybov ishte shtirur kinse është roje bregdetare në ishullin Gjarpri, kur luftanija ruse kërkoi t’i bindej urdhrave të saj – gjë që ai kategorikisht kishte refuzuar.

Sot atij i është dorëzuar medalja e trimërisë, pasi ai ishte bërë simbol i rezistencës në Ukrainë – duke frymëzuar mijëra ukrainas t’i kundërvihen ushtrisë ruse. revista.one/