(VIDEO) Grabitja e bankës në Koplik, me maska dhe të armatosur rëndë

(VIDEO) Grabitja e bankës në Koplik, me maska dhe të armatosur rëndë

June 5, 2022 0

Këto janë pamjet e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në Koplik, ngjarje e cila ka ndodhur në 9 maj.

Grabitësit janë të maskuar dhe të armatosur në momentin që futen në ambientet e bankës.

Policia ka njoftuar se ka realizuar operacionin “Syri i Sheganit” dhe ka vënë në pranga 3 të rinj. Ata janë Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj të Malësisë së Madhe.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKT-së, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet rezulton se ata kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3” pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik. Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë një automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet. revista.one/