U kritikua se nuk mbajti zi për Bujar Nishanin, reagon Beniada: Nuk ishte xhaxhai im

U kritikua se nuk mbajti zi për Bujar Nishanin, reagon Beniada: Nuk ishte xhaxhai im

June 5, 2022 0

Ditë më parë u nda nga jeta ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Varrimi i tij u bë të enjten, mes një ceremonie mortore dhe mbledhje komemorative me pjesëmarrjen e emrave të shumtë, duke nisur nga krerët e shtetit e deri te njerëzit e thjeshtë.

Pjesë e nderimeve ishte edhe modelja e njohur, Beniada Nishani (Jakic), e cila edhe bëri një dedikim të sinqertë për të ndjerin në një postim në InstaStory.

Përveç mesazheve të mira, modelja e cila u bë e famshme nga pjesëmarrja në Big Brother VIP, tregoi se në adresën e saj kanë arritur edhe kritika.

Në një mesazh që ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Beniada shkruan se si një ndjekëse e kishte kritikuar për mos-mbajtjen e zisë për Bujar Nishanin, pas vdekjes së tij.

Megjithatë ajo ka sqaruar se të ndjerin nuk e ka pasur xhaxha por kushëri të babait, siç rëndom mund të kenë menduar njerëzit.

“Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit. Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan”, ka qenë reagimi ish-banores së Big Brother VIP.  revista.one/