(VIDEO) “Kopjon nga Anitta”, rrjeti e quan dështim twerk-un e Dafina Zeqirit në skenë 

(VIDEO) “Kopjon nga Anitta”, rrjeti e quan dështim twerk-un e Dafina Zeqirit në skenë 

July 4, 2022 0

Këngëtarja Dafina Zeqiri është kritkikuar nga fansat për një fragment të një performance të saj të realizuar së fundmi.

Këngëtarja ndezi skenën në “Alba Festival”, ku performoi disa nga hitet e saj. Në një moment gjatë performancës, Dafina vendos duart në dysheme dhe përkulet duke tundur të pasmet.

Por duket se performanca e saj nuk është pritur mirë, pasi fansat kanë shpërthyer në kritika për mënyrën e saj të të bërit twerk. Ata nuk kanë hezituar të lënë komentet e tyre në një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok.

Disa komentues shkruajnë:

“Çfarë dështimiiiii”, “Se di çfarë po mendoni ju.. ama kjo dridhje b*the s’është?”, “Nga larg mu duk si e sëmurë mendore”, “E dua shumë, por çfarë po bën?”

Një tjetër komentues shkruan se Dafina ka dashur të ‘imitojë’ këngëtaren braziliane Anitta në performancën e saj.

@Anitta <- Mundohet të kopjojë atë, MUNDOHET se kjo ka çfarë të dridhë. Një kohë ka qenë diçka Dafina, tani vetëm kopjon këngëtarë e performues.”– shkruan komentuesja, ndërsa një tjetër shton: “Copying Anitta”

Në rrjete sociale si Instagram, TikTok ose Twitter, kanë qarkulluar shumë video të grave (dhe burrave!) që tundin të pasmet e tyre nën ritmin e këngës “Envolver”.  Trendi është frymëzuar nga këngëtarja braziliane Anitta, e cila ka treguar për ndjekësit edhe mënyrën e realizimit të twerkut që ka bërë në të gjitha koncertet e saj të fundit.

Në skenë, Anitta vendos të dyja duart në dysheme, përkulet dhe ngadalë shkon drejt tokës, ndërsa lëviz vazhdimisht të pasmet. Kërcimi sensual ka grumbulluar miliona shikime, duke bërë që fansat në të gjithë botën të postojnë interpretimet e tyre në internet. Por veç fansave nuk kanë munguar as artistët që janë bërë pjesë e trendit viral. Megjithatë, duket theksuar fakti se Dafina e realizoi performancën ndhe twerkun nën ritmet e këngës së saj në bashkëpunim me Kidën, “Luje Belin.”

Ajo u kritikua nga ndjekësit edhe për këtë këngë e saj, të cilëve vendosi t’iu përgjigjej.  Komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të dyshesh së njohur, ishin të pakënaqur me tekstin dhe klipin e “Luje belin”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

Këngëtarja Dafina Zeqiri vendosi t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve për këngën e saj në bashkëpunim me Kidën, përmes një videoje në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar Dafina vendosi në formë teksti disa nga komentet që ka marrë për këngën e saj, ndërsa ndërkohë që shfaqen këto kritika këngëtarja shprehet: “Oh vërtetet?”, “Çfarë do të presësh më shumë??”, “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”.