(VIDEO) Krijohet grupi pro çiftit Bora-Donald në Për’puthen, u bashkohet edhe Romeo
April 24, 2022Samiu nuk qenka i vetmi konkurrent i “Për’puthen” që mbështet çiftin Bora-Donald. Ky i fundit bashkë me Efin, Mikelën dhe Erionin kanë publikuar një video nga makina teksa këndojnë këngën e re të Donaldit, Romeos dhe Elgitit. Videoja është postuar edhe nga faqet e fansave dhe dy prej tyre janë ripostuar edhe nga Romeo në Instastory.
Ky veprim i tij është komentuar nga shumë njerëz si një mbështetje ndaj lidhjes së të vëllait me moderatoren. Shtojmë këtu edhe faktin që pjesa e Donaldit në këtë këngë është komentuar si një dedikim për Borën. “Ma tha truri për me të puth, ma tha truri për me të humb, ma tha truri për me të lut”- shprehet mes të tjerash ai. Po ashtu në videoklip, Donaldi është shfaqur në një kishë. Kohë më parë ai ka treguar se Borën e ka njohur pikërisht në një kishë.
Romeo dhe Bora gjatë bashkëpunimit për “3-shat” kanë treguar se kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrit dhe flasin për gjëra shumë personale. Madje kur u nda nga Donaldi një vit më parë, moderatorja nuk e hoqi Romeon nga lista e njerëzve që ndiqte në Instagram. Pas puthjes në “Big Brother”, Romeo i mbështeti ata në rrjetet sociale, por gjërat ndryshuan pas lidhjes së Donaldit me Beatrix, kur Bora i bëri ‘unfollow’ dhe njësoj veproi edhe Romeo më pas.
Duke qenë se historia e tyre ka qenë më e komentuara kohët e fundit në showbiz-in shqiptar, pjesë e saj janë bërë edhe konkurrentët e “Për’puthen”, duke folur për dy protagonistët apo dhe duke dhënë indikacione. Kujtojmë këtu se disa ditë më parë Samiu postoi një foto me Donald Veshajn duke e shoqëruar me emojin e një flokë dëbore. Më pas, u tha se Donaldi i ka kërkuar atij t’i dërgojë të fala Borës. revista.one/