(VIDEO) Mamaqi shan mësuesen e 8-vjeçares, që i thoshte se “nuk ke për të bërë asgjë në jetë”

(VIDEO) Mamaqi shan mësuesen e 8-vjeçares, që i thoshte se “nuk ke për të bërë asgjë në jetë”

June 1, 2022 0

Me anë të një videoje që aktori Ermal Mamaqi ka postuar në rrjete sociale, tregon se jo gjithnjë mësuesit kanë të drejtë. Duke folur pikërisht për motivimin, duke mos i lënë të tjerët të ndërhyjnë në atë që ti ëndërron të bëhesh, besimi dhe motivimi në vete janë ato që e shtyjnë njeriun të bëjë gjërat që do pa u ndikuar nga fjalët e të tjerëve.
Ai ka thënë se mësuesja e tij e 8-vjeçares i tërhiqte gjithmonë vëmendjen duke i thënë fjalë aspak motivuese, dhe pikërisht ky ishte momenti që Mamaqi i thotë publikisht asaj në fillim të videos “Fuck You” dhe që askush nuk duhet të dëgjojnë njerëzit si puna e saj për të ndjekur ëndërrat e tyre.
Një zysha ime e 8-vjeçares me thoshte “Ti Mamaqi nuk ke për tu bërë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde”. Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit që të kenë sukses duke mos dëgjuar njerëzit si ty” ka thënë Mamaqi.

revista.one/