(VIDEO) Momenti kur helikopteri luftarak i ushtrisë ruse goditet nga raketa ukrainase

(VIDEO) Momenti kur helikopteri luftarak i ushtrisë ruse goditet nga raketa ukrainase

March 5, 2022 0

Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar një helikopter luftarak të ushtrisë ruse, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Madje kanë publikuar pamjet kur helikopteri që fluturonte ulët, goditet nga një predhë dhe rrëzohet në një zonë të gjelbëruar.

Aty shihet helikopteri duke fluturuar dhe një predhë që e godet në mënyrë direkte, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm e në veçanti pasi bie në tokë rezervuari shpërthen dhe tërë zona mbushet me tym të zi.

Ushtria ukrainase pak çaste më parë ka publikuar të dhënat sa i përket humbjeve që ia ka shkaktuar Rusisë, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. revista.one/