(VIDEO) Në ditëlindjen e djalit/ Elgit Doda i ulet në gjunjë Klea Hutës dhe i kërkon martesë

(VIDEO) Në ditëlindjen e djalit/ Elgit Doda i ulet në gjunjë Klea Hutës dhe i kërkon martesë

June 5, 2022 0

Moderatorja Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda janë prindër të një djali i cili sot ka festuar 2 vjetorin e tij dhe në këtë ditë kaq të veçantë për çiftin, Elgiti bëri një surprizë edhe më të bukur për Klean. Këngëtari i ka propozuar për martesë partneres së tij përpara  të gjithë të ftuarve dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Donald Veshaj nëpërmjet një postimi në InstaStoryn e tij ku përgjatë videos me shaka ka shkruajtur krahas saj : E hëngri @ElgitDoda.

Gjatë propozimit Klea ka mbetur pa fjalë dhe teksa të gjithë po prisnin përgjigjen e saj ajo i tha Elgitit “Të dua” duke e pranuar kështu propozimin për martesë.

Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh teksa i surprizuan fansat me disa postime në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të dasmës së tyre në Marok.

revista.one/