“Janë goxha të dhunshme…”/ Eugent Bushpepa kritikon tekstet e këngëtarëve shqiptarë

“Janë goxha të dhunshme…”/ Eugent Bushpepa kritikon tekstet e këngëtarëve shqiptarë

June 5, 2022 0

Eugent Bushpepa ka folur së fundmi në një intervistë për “A Live Night” në lidhje me tekstet e këngëve në muzikën shqiptare. Sipas kengëtarit sot ekzistojnë tekste të shëmtuara të cilat nuk përcjellin asnjëlloj ndjenje.

Ai shtoi se tekstet shqiptare po sjellin goxha mesazhe dhune dhe fjalë ofenduese.

“Tekstet e mirëfillta, sipas meje, nuk ka muzikë të shëmtuar. Tekste të shëmtuara ka pafund tregu shqiptar të them të drejtën. Nuk po them të jenë vetëm tekste filozofike se duhen edhe tekste realiste, por duhet që teksti të përcjellë një ndjenjë. Edhe dhuna mund të jetë ndjenjë, edhe rebelizmi mund të jetë ndjenjë, por jo ta reklamojmë diçka të tillë, por të flasim kundra dhunës, të flasim për dashurinë. Tekstet shqiptare kohët e fundit janë goxha të dhunshme. Fjalët e pista përdoren shabllon, nuk ka fije logjike brenda teksteve shqiptare, për mendimin tim”,– u shpreh Bushpepa.