Lidhje e re? Gazeta zvicerane: Loredana Zefi pozon me ish-lojtarin e FC Baselit

Lidhje e re? Gazeta zvicerane: Loredana Zefi pozon me ish-lojtarin e FC Baselit

April 26, 2022 0

Gazeta zvicerane, Blick, i ka dedikuar një artikull artistes shqiptare, Loredana Zefi, e cila prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë.

Në artikull është shkruar për një fotografi të reperes me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrovën.

Reperja Loredan (26-vjeçare) gushtin e kaluar ndau me ndjekësit në Instagram se ajo dhe Mozzik (26-vjeçar) janë ndarë sërish.

“Ne jemi vetëm dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me e as pa njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Ndarja nuk do të ndryshojë asgjë në situatën familjare: Loredana thekson vazhdimisht se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë – për hir të vajzës së tyre, Hanës (trevjeçare).

Këngëtarja në fundjavë është shfaqur krah për krah me ish-lojtarin e FC Baselit, Edon Zhegrova, në një postim të ndarë në InstaStory dhe kështu ka ndezur edhe thashethemet.

Pak muaj më parë biondja tha për“Promiflash” se aktualisht nuk është në kërkim të një mashkulli të ri.

“Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante – por po e shijoj jetën time”, thotë Loredana.

Por ajo shton: “Unë besoj përsëri në dashurinë e vërtetë dhe jam shumë e interesuar për të!. A është sërish e dashuruar?”.

Një fotografi që 26-vjeçarja e ka postuar gjatë fundjavës ka ndezur aludimet.

Ylli nga Kosova (23-vjeçar) aktualisht është nën kontratë me klubin francez OSC Lille. Të dy janë mjaft të famshëm.

Marrëdhënia mes tyre nuk është ende e qartë.