(VIDEO) “Nuk ke ç’a bën aty pa mua”,  Samiu largohet nga “Për’puthen” dhe lë një mesazh për Efin dhe produksionin

(VIDEO) “Nuk ke ç’a bën aty pa mua”, Samiu largohet nga “Për’puthen” dhe lë një mesazh për Efin dhe produksionin

April 27, 2022 0

Sami Berisha është larguar përfundimisht nga “Për’puthen”dhe ka një mesazh për Efin dhe produksionin

Samiu është shprehur për largimin e tij nga emisioni por nuk ka specifikuar arsyen në videon e publikuar në rrjetin social “Instagram”. Ky vendim vjen pas largimit dy herë nga studioja në pak dite por mesa duket tashmë ka marrë një vendim përfundimtar.

“Nga sot nuk jam më pjesë e “Për’puthen”. Arsyet janë të shumta dhe nuk ka kohë t’i diskutoj sot këtu. Aty po mbizotëron një energji shumë e keqe nga disa njerëz tek të cilët mund të ndalemi shpresoj në një pikë tjetër. Por jam shumë falenderues nga produksionit dhe i kërkoj falje Olsës që veprova në këtë mënyrë. Kam patur ditë të mira dhe të këqija.”-shprehet ai.

Samiu mesa duket ka ironizuar Mevlanin duke u thenë: “Është një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë, për disa edhe 2-3 herë. Vetëm uroj mos të dilni në pension në “Për’puthen” por të përputheni sa më shpejt.”

Ai e mbylli videon me fjalët më të bukura për Efin duke thene se ajo ka fituar një vend të madh në zemrën e tij dhe e le të hapur mundësinë që të nisin një lidhjes jashtë “Për’puthen”.
“Efi, e bukura, më fal që mora këtë vendim në këtë mënyrë. Por, ti e di që të vlerësoj shumë, të kam shumë xhan, je shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur që të kam njohur. Ti e di që jemi në një pikë të jetës ku nuk jemi shumë të qetë as psikologjikisht dhe as fizikisht por me rëndësi është që kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, kuptohemi shumë mirë dhe krijuam një lidhje shoqërore shumë të mirë. Nga ky raport mund të krijohet diçka më shumë por nga diçka më shumë nuk mund të kthehemi më si shokë. Ti e di që do më kesh gjithmonë pranë si brenda si jashtë, shpresoj të na ecë sa më mirë. Të uroj fat në program dhe uroj mos të rrish shumë gjatë sepse nuk ke çfarë bën aty pa mua.”- përfundoi ai.

revista.one/