Beniada i bën thirrje të gjithë policëve të Tiranës: Mos më vini më gjobë ju lutem!

Beniada i bën thirrje të gjithë policëve të Tiranës: Mos më vini më gjobë ju lutem!

April 27, 2022 0

Ish konkurrentja e Big Briother Vip, Beniada Nishani ka shprehur me fansat e saj në ‘Instagram’ shqetësimin për gjobat e makinave dhe i ka përcjellë një mesazh policëve të Tiranës.

Modelja ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të pestën e mori ditën e sotme dhe ët gjitha këto për parkim të gabuar, pasi ajo vetë nuk ka një garazh ku ta parkojë makinën.

Ajo tha se ishte e vetedijshme se aty ku e parkon makinen nuk është vendi i duhur por automjeti i saj nuk bezdis se është i vogël. Pastaj shprehet se do të vendos targën e mjetit të saj në “Instagram” që të mos i vendosin më gjobë.

“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.

Do gjej një parkim ku ta vendos makinën se këtu te lagjja janë të shitura garazhët. Do vazhdoj të marr gjobë”, shprehet Beniada Nishani.