(VIDEO) Pas ribashkimit me Bora Zemanin, Donald Veshaj shkon në “Për’puthen”

(VIDEO) Pas ribashkimit me Bora Zemanin, Donald Veshaj shkon në “Për’puthen”

June 15, 2022 0

Në promon e puntatës së re të emisionit “Më lër të flas”, i cili do të transmetohet të premten, por është regjistruar ditë më parë, Donaldi shihet në studion e Programit të dashurisë duke realizuar një skeç. Donaldi ka improvizuar “Përputhen”, emisionin e dashurisë të moderuar nga Bora Zemani dhe shihet duke e imituar këtë të fundit.

Ditët e fundit është vënë re se ata kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe publike.Bora ka postuar disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”.

Mirëpo pas kësaj ka ardhur dhe ‘përgjigja’ e Donaldit teksa në InstaStoryn e tij ai ka postuar një foto ku ndodhet në një ballkon dhe mbi të shkruan : “Ja se erdhi po parkon”.

Prej javësh vëmendja për dyshes është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. 

revista.one/