(VIDEO) Sherr në rrugë, vajza thyen me shkop bejsbolli xhamat e makinës së djalit që e parakaloi

(VIDEO) Sherr në rrugë, vajza thyen me shkop bejsbolli xhamat e makinës së djalit që e parakaloi

March 29, 2022 0

Një sherr ka ndodhur në mes të rrugës në qytetin e Durrësit ditën e sotme ku një vajzë ka thyer me shkop bejsbolli xhamat e një makine.

Mësohet se makina i përkiste një djali që mesa duket e parakaloi, duke bërë që e reja të dilte nga makina dhe të thyente xhamat e automjetit.

Nga video e filmuar shihet si njerëzit të ndodhur aty pranë përpiqen ta mbajnë nën kontroll, teksa ajo vrapon për te automjeti dhe qëllon vazhdimisht me shkop xhamat e makinës.