(VIDEO) Të shtënat me armë në Elbasan, gjendet e braktisur BMW me goma të shpuara e targa të vjedhura

(VIDEO) Të shtënat me armë në Elbasan, gjendet e braktisur BMW me goma të shpuara e targa të vjedhura

March 29, 2022 0

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i “Urës së Zezë”, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar drejt një makine në lëvizje.

Policia informon se pak metra më poshtë vendit ku u dëgjuan të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip B.M.W, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara, si dhe targat janë deklaruar  të vjedhura në Durrës më datë 18.04.2021.

Mjeti është i braktisur dhe personi/personat që kanë qenë në automjet janë larguar. Nuk ka raportime për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur drejtori i policisë së Elbasanit Ardian Çipa si dhe shërbimet e policisë që po krehin zonën dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit në Bradashesh. revista.one/