(Video) Starton në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake! Gjenerali Wolters dhe Kim: SHBA, krah Shqipërisë!
May 4, 2021Ka nisur sot ne Durres “Defender Europe 2021” stervitja më e madhe ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s. Ne te marrin pjese reth 28 mijë trupa shumëkombëshe.
Ceremonia e nisjes së kësaj stërvitjeje ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. E pranishme ka qenë dhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka tha se SHBA nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve. SHBA, tha ajo, do të qëndrojë krah Shqipërisë gjithmonë. Ndërsa kryeministri Rama tha se kjo stërvitje dëshmon se marrëdhëniet tona me SHBA janë të shkëlqyera. Kjo do të shërbejë për ti ngjitur marrëdhëniet tona në pikën më të lartë.
Stërvitja do të zhvillohet deri 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore. Po ashtu, si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.
Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete.
Stervitja shtrihet nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.
“Dua të falenderoj gjithë këtë komb kaq të bekuar. Më lejoni tju shpreh ngushëllimet të gjithë ata që kanë humbur poersonat e dashur nga covid dhe tu falënderoj për vigjilencën e këtij kombi që kjo pandemi të mos mayterializohet në një krizë. Kemi një rrugë të gjatë përpara”, tha Gjenerali Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së stërvitjes Defender Europe 21 tha se nga pranimi në NATO Shqipëria ka qemë më e sigurtë.
“Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Kjo nuk është rastëve. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju kemi në aleancë. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë”, tha Ambasadorja e SHBA, Kim.
Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’ prej datës 13 maj deri më 21 maj. Faza e dytë e koduar ‘Saber Guardian’ prej datave 16 maj deri më 10 qershor si dhe ‘Immediate Response’ prej datës 17 maj deri më 2 qershor 2021.
“Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA. Ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.
revista.one/