(VIDEO) U përfol për një lidhje me Evi Reçin, Kledi Hysa çudit me përgjigjen e tij!

(VIDEO) U përfol për një lidhje me Evi Reçin, Kledi Hysa çudit me përgjigjen e tij!

June 20, 2022 0

Kohët e fundit ish-banori i Big Brother VIP, Kledi Hysa dhe këngëtarja Evi Reçi janë përfolur se mes tyre ka nisur një romancë. Por mes gjithë dyshimeve dhe thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë ata të dy.

Megjithatë duket se ka ardhur një lloj reagimi nga Kledi Hysa, i cili vendosi t’i përgjiej pyetjes së një ndjekësi në Instagram.

“Je vetëm apo i lidhur?”- ishte pyetja e ndjekësit.

Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige. Gjatë videos modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkupton se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)

Pas zërave për një lidhje mes tyre Kledi dhe Evi u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar.” Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”.

Në festival Evi fitoi edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi. Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën. revista.one/