(VIDEO) “Unë të desha, ti më përdore”, Beatrix Ramosaj nxjerr këngën kundër Donaldit
April 12, 2022Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin më të ri “Ma shumë se ti”, në bashkëpunim me DJ Geek.
Teksti, muzika dhe melodia është realizuar nga Vig Poppa, ndërsa Trixa shfaqet me kostum të zi si ‘Catwoman’.
Bazuar te teksti, kuptohet se është një ‘diss’ drejtuar Donald Veshajt, i cili dje deklaroi se e ka lënë dhe po pret që Bora Zemani ta fali.
“Unë të deshta ti më perdore”, thotë Ramosaj në një varg të këngës, një dedikim i hapur për aktorin me të cilin u lidh në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”.
Në tekst Beatrix i tregon Donaldit se nuk e kishte menduar se ai do të ishte ky djalë, që tradhton e që nuk e vlerëson.
“E ta kisha ditë nuk kisha bo ça ka bo
Tani u bo ça u bo
S’kam menu që ti ishte ai djal
lot e mia t’i nuk e meriton
Pa ty më mirë jam
S’kam nevojë për kërkon
Që nuk më vlerëson
Që vec mtradhton
Se zemra gabom
po do gjej dikon
Unë meritoj më shumë
Vetes ia kam premtu
Dikush më mirë se ti
Ndoshta mua më don më shumë se ti
ndoshta më respekton më shumë se ti
Më shumë se ti”, janë disa pjesë të tekstin të këngës më të re të Beatrix. revista.one/