Videoja e adoleshentes afgane që përloti njerëzit: Askujt nuk i bëhet vonë për ne

Videoja e adoleshentes afgane që përloti njerëzit: Askujt nuk i bëhet vonë për ne

August 18, 2021 0

Një vajzë afgane që ka publikuar një video ka bërë shumëkënd me lot – pasi me zërin e saj të ëmbël i bënte thirrje botës për ndihmë, në ditët kur talebanët morën nën kontroll vendlindjen e saj.

Videoja plot emocion deri më tani është shikuar nga miliona njerëz në Twitter, e u postua nga aktivisti për të drejtat e njeriut Masih Alinejad, ku shihet vajza duke qarë – e identiteti i saj mbetet akoma i panjohur.

“Ne nuk numërojmë sepse kemi lindur në Afganistan”, dëgjohet duke thënë vajza që për asnjë moment nuk arriti t’i ndalë lotët.

“Nuk ndihmoj asgjë nëse qaj. Askujt nuk i bëhet vonë për ne. Do të vdesim ngadalë”, ka shtuar ajo.

Talebanët kanë marrë nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit, dhe prej se ka filluar operacioni i evakuimit të personelit të ambasadave perëndimore në Kabul, është rritur frika te qytetarët se tani i tërë mllefi do të zbrazet tek ata.

Për këtë shumë prej tyre po bëjnë të pamundurën që të largohen nga vendi – duke pasur frikë se e nesërmja mund të jetë fatale për ta.