Viktor Zhusti në romancë me violinisten 22 vjet më të re

Viktor Zhusti në romancë me violinisten 22 vjet më të re

December 12, 2022 0

Viktor Zhusti pak ditë më parë festoi ditëlindjen e tij të 80-të, ku prezantoi dhe të dashurën e zemrës. Aktorin e surprizoi e dashura e tij, po ashtu një artiste e njohur në Greqi.

E dashura e tij, Margarita Plesti 22 vite vite më e re, kishte udhëtuar direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës. Margarita Plesti 22 vite vite më e re, kishte udhëtuar direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës, raporton revista Story. Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010, me kthimin e Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë.

Viktor Zhusti është prezantuar dhe kalon kohë me dy vajzat e Margaritës nga martesa e mëparshme. Si dy artistë të vërtetë, duket se Viktori ka gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita e tij. Duket se në Athinë, kryeqyteti i Greqisë ku lindi në 8 dhjetor të vitit 1942, Viktori ka gjetur dashurinë e tij, vite më vonë pas divorcit.