Banorja e Big Brother nxirret nga shtëpia me ambulancë pas dëmtimit

Banorja e Big Brother nxirret nga shtëpia me ambulancë pas dëmtimit

December 12, 2022 0

Ana Kabashi dhe Andi Artani ishin dy banorët që tejkaluan cdo pritshmëri. Ata mbajtën topin sic iu kërkohej për afro gjashtë orë, deri në pikën kur Vëllai i Madh e shpalli sfidën të përfunduar me dy fitues.

Megjithatë, kjo për Anën nuk ishte pa sakrifica. Gjatë lojës ajo pësoi një lëndim në gishtat e këmbës.

Pasi dhimbja vazhdoi dhe nuk kalohej me akull në këmbë, sot gjatë ditës sipas protokolleve ka ardhur edhe ndihma mjekësore.

Një ambulancë ka mbërritur dje pasdite për të ekzaminim mjekësor për lëndimin e lehtë që këngëtarja pësoi.