Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA mburojë për të akuzuarin, kërkon siguri për jetën
March 24, 2021Albert Zaja ka qëlluar me dy plumba Shkëlzen Kastratin dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Albert Zajën.
Zaja do të qëndrojë në burgun e Fierit derisa të zgjidhet çështja që mënyrë që të jetë më i sigurt.
Në ditën e vrasjes së Kastratit ka prova që Zaja ka qenë në Vlorë me makinën e shokut të vet dhe më pas ka shkuar në shtëpi.
Autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në orën 9:30 u paraqit në gjykatën e Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas burimeve, Zaja ka kërkuar siguri për jetën.
Tashmë në Gjykatë kanë ardhur forcat Renea të cilat kanë rrethuar gjykatën duke larguar të gjithë personat e tjerë që ndodhen rreth saj.
Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba paraditen e së hënës së 1 shkurtit në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij
Sipas policisë janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim.