Zbulohet motivi i krimit të dyfishtë, 26-vjeçari u konfliktua online me të dashurën, ajo erdhi në Tiranë…

Zbulohet motivi i krimit të dyfishtë, 26-vjeçari u konfliktua online me të dashurën, ajo erdhi në Tiranë…

October 3, 2021 0

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën, ku 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, me pasaportë franceze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit.

Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze. Ai jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.

revista.one/