Zëri i Taikas është i përfshirë në këngën e re të Rita Orës “You Only Love Me”

Zëri i Taikas është i përfshirë në këngën e re të Rita Orës “You Only Love Me”

February 11, 2023 0

Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re, “You Only Love Me”.

Kënga është pritur mirë nga fansat dhe menjëherë ka filluar të ngjitet lart në top-listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, Official Charts.

Për këtë faqe, Ora ka dhënë një intervistë, ku ka folur në detaje rreth këngës së saj më të re.

“Shumëçka ka ndryshuar gjatë dy viteve të fundit. E hapa veten për të gjetur sërish dashurinë dhe hyra në një fazë të re të jetës dhe karrierës sime. Me ‘You Only Love Me’ doja të kapja dobësinë që përjetova gjatë fazave të hershme të këtij udhëtimi”, tha Rita.

Shumë pak mund ta kenë vërejtur, por zëri mashkull që dëgjohet në këngën e saj të re duke thënë “Rita is me (Rita jam unë)”, është ai i bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

“Mbaj shumë shënime zanore dhe shënime në përgjithësi. Jo vetëm mesazhe, por ide – çdo gjë që më bën të ndihem e lumtur dhe më frymëzon. Nuk u shqetësova kurrë për vendosjen e Taikas në këngë pasi ai ka sensin më të mirë të humorit dhe ne qeshim gjithë ditën së bashku. Një nga gjërat e mia të preferuara për të, është sensi i tij i humorit. Dhe atij i pëlqeu ideja. Ai është kaq, kaq krijues dhe personi më mbështetës që kam takuar ndonjëherë. Ai më bën të ndihem sikur gjithçka që bëj është gjëja më e mirë që ka dëgjuar ndonjëherë, dhe kjo më bën të ndihem shumë e fortë”, tha tutje Rita.

Rita dhe Taika janë martuar vitin e kaluar në një dasmë sekrete, e cila mesa duket nuk ka shkuar sipas planit dhe si e tillë ka frymëzuar klipin e këngës “You Only Love Me”, e cila vazhdimisht shfaq një dasmë të rrëmujshme e cila dështon.

revista.one/